75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Volvo tërheq nga tregu 2.1 milionë vetura

Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo ka vendosur që të tërheqë 2.1 milionë automjete me arsyetimin se ka problem në rripat e sigurimit në ulëset e përparme, raporton AA.

Zëdhënësi i Volvo-s, Stefan Elfstrom në deklaratën me shkrim njoftoi se do të tërheqin 2.1 milionë automjete në mbarë botën.

Ai tha se kanë zbuluar se një tel prej çeliku në rripat e sigurimit të ulëseve të përparme të automejteve është dobësuar, duke shtuar nevojën për ndryshimin e këtyre telave.

Elfstrom theksoi se problemi veçanërisht është tek automjetet e prodhuara në vitet 2006-2019. “Tërheqja më e madhe që kemi bërë deri më tani në mbarë botën. Këtë thirrje e bëmë për të parandaluar problemet e mundshme në të ardhmen”, tha ai. /IndeksOnline/