75 Mall Live Search
17:34 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reshitaj: Gjykata Kushtetuese me anulimin e Ligjit të Pagave, u mohoi të drejtën për kompensim meritor punonjësve

Deputetja e AAK-së, njëkohësisht kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, përmes një postimi të bërë në FB ka reaguar pas hedhjes poshtë nga Gjykata Kushtetuese për vendimin e Ligjit të Pagave.

Ajo ka thënë se me këtë vendim u është mohuar e drejta për kompensim meritor dhe puna e muni i dhjetërave punonjësve të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Dje, Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj për anulimin e Ligjit të Pagave ka mohuar të drejten për kompenzim meritor nga puna dhe mundi i tyre dhjetra punonjës të Kosovës, profesionistë të ndryshëm.

Solidarizohem me të gjithë policēt, zjarrëfikësit, punëtorët e arsimit, puntorët e administratës, e në veçanti me punonjësit shëndetësor të vendit dhe njëkohësisht shprehi shqetësimin për privim e tyre nga e drejta themelore per kompensim dhe vlerësimim me pagë të dinjitetshme.

Është detyrë e jona si deputetë por edhe si grupe parlamentare të të gjitha partive, që të angazhohemi së bashku për të bërë përmisimet dhe ndryshimet e nevojshme me qëllim që sa më parë të procedojmë për miratim ligjin e ri të pagave.

Do të angazhohem me tërë potencialin tim që punonjësit e vendit tonë të vlerësohen dhe padrejtësitë ndaj këtyre kategorive të eliminohen sa më parë!