Refuzoi takimin, sulmon me acid një grua dhe vajzën e saj 5 vjeçe, duke u shkaktuar djegie të rënda

Një burrë, ka hedhur acid mbi një grua dhe vajzën e saj 5 vjeçe, pasi ajo refuzoi ta takonte atë.

Hetuesit në Katalonia të Spanjes, besojnë se dyshja u spërkat me sodë akustike, një produkt shumë të ndezshëm.
“Ai hodhi mbi ne një shishe acid dhe na dogji të gjallë, vajzën dhe mua”, tha 35- vjeçarja, e njohur si Ana Mari.

“Tashti nuk mund të shoh me këtë sy, pasi që ai ma dogji kokën dhe trupin”, shtoi ajo, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.
Sulmi brutal ndodhi në shtëpinë e saj në qytetin Sant Feliu de Guíxols, në Spanjën Verilindore.
Duke folur për tmerrin që përjetoi, Ana shpërtheu në lot, ndërsa kujtoi se sulmuesi i saj i dyshuar po hidhte gurë në dritaren e saj në orën gjashtë të mëngjesit.

Rrëmbyesi tashmë ishte raportuar në polici disa herë, pasi nëna u përpoq të mbronte veten dhe dy vajzat e saj, në moshën pesë dhe dy vjeç.
“Prindërit e mi kishin ardhur për të kaluar fundjavën me ne, dhe ata ishin shumë të frikësuar. Unë u thashë të largoheshin. Unë kisha zbritur për të debatuar me të, por nuk e dija se ai kishte ndonjë gjë për të më sulmuar, nuk e dija ndryshe nuk do të kisha zbritur”.
Ana kërceu mbi trupin e 2- vjeçares për të mbrojtur nga acidi.
Gruaja pësoi djegie shumë të rënda të fytyrës: buzët, mishrat e dhëmbëve dhe syrin e djathtë.
Vajza e saj ka qenë duke marrë trajtim për djegie në buzë, njërin sy dhe dorën e djathtë./IndeksOnline/