Haradinaj-Stublla kërkon lirimin e Mehmetajt, Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar lidhur me rastin e Nezir Mehmetajt, kosovari i cili po vazhdon të mbahet në burgjet e Serbisë.
Haradinaj-Stublla tha se Kosova po kërkon lirimin e menjëhershëm të Mehmetajt, i cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autoritetet serbe.
Tutje u tha se Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare, duke arrestuar qytetarët e Kosovës, pa asnjë bazë përpos asaj etnike.
Postimi i plotë:
Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autorietet serbe.
Serbia po i shkel ligjet ndërkombëtare duke arrestuar qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë bazë përpos asaj etnike.
Përpjekjet e Serbisë për të demonizuar Kosovën dhe qytetarët e saj, po i minojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje dhe kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon.