75 Mall Live Search
14:18 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

IPKO Smart Agriculture – ditёt me diell shtojnё aktivitetet nё bujqёsi

Me ardhjen e ditëve me diell, punët në fushë bëhen më intensive. Ditët me diell në këto raste ndikojnë në rritjen probabilitetit për paraqitje të sëmundjeve në bimë. Sëmundjet që paraqiten më shpesh janë: ndryshku, kalbëzimet, hiri dhe shumë sëmundje të tjera, të cilat vërehen prezente në bimë, pas ngritjes së temperaturave.

Java që shkoi u karakterizua me mot të nxehtë dhe pa reshje. Kjo ndikon në paraqitjen e sëmundjeve te pemët drufrutore, pemët e ulëta, si edhe kulturat perimtare. Te kultura e mjedrës, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së ndryshkut. Ndërsa te kulturat perimtare si speci, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së fitoftores.

IPKO- Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna që do t’ju ndihmojnë fermerëve në punët për menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.  

Ngritja e temperaturave, sidomos në rajonin e Prizrenit dhe të Gjakovës ka ndikuar në pjekjen e grurit, kështu që në këto regjione, sezona e korrje-shirjeve ka filluar. Spërkatjet kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve në ditët me diell, duhet të bëhen herët në mëngjes ose në mbrëmje.

Fermerët mund të bëjnë spërkatjet kundër sëmundjeve si Fitoftoras dhe Ndryshku në këto periudha kohore, pasi që prezenca e erës është minimale. Kjo ndikon që era të mos e bëj bartjen e preparateve kimike. Për spektrin dhe mënyrën e përdorimit të preparateve kimike, fermerët duhet të konsultohen me ekspertët e pemtarisë, perimtarisë dhe mbrojtjes së bimëve. 

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën agroproject@ipko.com me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati-komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-s)