Në Ditën Botërore të Gazetarëve sportiv-zv/Ministri Grabovci: Gazetaria sportive, shtyllë e rëndësishme e shtetndërtimit

Sot në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit, që shënohet më 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, me iniciativë të zv/Ministrit Arbër Grabovci, ka pritur në takim drejtues të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës të prirë nga Edmond Thaçi-kryetar.
Për rjedhën dhe temën e këtij takimi pritës, ka folur zv/Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovci.
Postimi i plotë:
“I nderuar sot, që si ish-gazetarë sportiv, në cilësinë e zv/Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bashkë me Ministren, zonjën Vlora Dumoshi, në Ditën Botërore të Gazetarëve të Sportit, të presim në takim, drejtues nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv në Kosovë.Ndjehem poashtu shumë i nderuar që nga kabineti i ministres dhe nga vet institucioni, zyrtarizuam urat e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke ngritur në pah dhe duke i dhënë çdoherë vendin meritor punës dhe kontributit të gazetarisë sportive-shtyllës më të veçant të plasimit të sportit në të gjitha periudhat e kohës.Sporti dhe gazetaria sportive kosovare, kaloi në periudha të rënda gjatë kohës së okupimit.Ministres dhe punonjësve sportiv, gazetarë prezent, nga zemra, faleminderit për fjalët e mira.Personalisht sot, kujtoj me nderë e respekt edhe shumë gazetarë sportiv, doajen, disa prej të cilëve më nuk janë në jetë, e me zërat dhe shkrimet e të cilëve, ne u rritëm dhe u mësuam të mos gabojmë.”-ka shkruar Arbër Grabovci – zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ndryshe, 2 Korriku është zgjedhur si Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit për shkak të rëndësisë që ka, si data kur është themeluar Shoqata Botërore e Mediave të Sportit, në vitin 1924.
Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme./Njeshi/