Shënohet goli i parë në ndeshjen, Vushtrria – Flamurtari
Është duke u zhvilluar ndeshja e parë e xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, skuadra e Flamurtarit ka arritur të kalojë në epërsi ndaj vendasve në minutat e parë të ndeshjes.
Është Arbnor Zeqiri i cili ka realizuar golin e parë për mysafirët në minutën e shtatë të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë që Vushtrria veçse është përshëndetur nga Superliga edhe matematikisht pas humbjes javën e kaluar ndaj Ballkanit./IndeksOnline/