Haradinaj- Stublla thotë se marrëdhëniet me Amerikën janë të pathyeshme, Grenell ia bën retweet

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, gjatë ditës së sotme tha se festa e Pavarësisë së SHBA-ve, e 4 Korrikut, është festë edhe e popullit të Kosovës, dhe se flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës.
“Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Ëashingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla, duke bekuar miqësinë dhe popujt e dy shteteve mike.
“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë”, shkroi Haradinaj-Stublla.
E siç duket ky përshkrim i ministres së Jashtme i ka pëlqyer ambasadorit Richard Grenell.
Kjo pasiqë, Grenell ia ka bërë retweet postimit të Stubllës./IndeksOnline/
