Ballkani ja shërben një “pesëshe n’kajmak” Dukagjinit
Skuadra e Ballkanit ka arritur që ta mposhtë me rezultat të thellë 1:5 ekipin e Dukagjinit.
Golat për ekipin nga Suhareka i shënuan: Blendi Baftiu(23′, 48′ , 72′), Ermal Krasniqi(61′) dhe Magani(83′).
Kurse golin e vetëm dhe të nderit për Dukagjinin e shënoi Elezaj në minutën e 85-të.
Me këtë fitore, Ballkani pozicionohet në vendin e 3-të me 56 pikë, dy më pak se lideri, Drita./Indeksonline/