Botë: Mbi 11 milionë të infektuar me Covid-19

Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën.
Sipas WorldMetersit në botë zyrtarisht 11.564.185 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 536.893 viktima si edhe janë shëruar 6.538,868 pacientë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 2.982.928 teksa kanë vdekur 132.569 persona si dhe janë shëruar 1.289.564 pacientë.
Brazili radhitet në vendin e dytë me 1.604.585 të infektuar, 64.900 të vdekur dhe janë shëruar 978.615 persona.
Në vendin e tretë është India me 698.233 të prekur, kanë vdekur 19.703 njerëz si dhe janë shëruar 424.928.
Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tashti është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.