Ish-ministri i Shëndetësisë: Më lehtë i respektoj masat, sesa orën policore!

Ka arritur në 3 mijë e 508 numri i të infektuarve me COVID-19 anembanë Kosovës.
Vetëm mbrëmë janë konfirmuar 152 raste të reja, numri më i madh i tyre nga Komuna e Prishtinës.
Pas numrit të madh të infektimeve si edhe humbjes së jetëve, dje Qeveria e Kosovës mori masa të reja, duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve.
Pas kësaj ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani.
Ai tha se më mirë i respekton masatë e vendosura, sesa kufizimet (apo orën policore), transmeton Indeksonline.
“Unë më mirë dhe më lehtë i respektoj masat ( maska, distanca dhe higjiena) sesa kufizimet ( orën policore), e Ti?”, shkroi ai./Indeksonline/