144 pacientë të prekur me Covid-19 po trajtohen në QKUK, kjo është gjendja e tyre
144 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si të prekur me COVID-19.
Nga ky numër 111 raste janë në Klinikën Infektive, në intensivë të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre dy të intubuar, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me koronavirusin.
Në Infektive nga 111 rastet e prekura me COVID-19, 55 janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intesive.
Dy raste janë duke u trajtuar në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi.
Postimi i plotë:
Në QKUK po trajtohen 144 pacientë me Covid-19
Sipsa raportit 24- orësh nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe Njësia Intensive në Mjekësi Sportive, në trajtim janë gjithsej janë 144 pacientë të konfirmuar me pozitivë me Covid-19.
Në Klinikën Infektive ka 111 raste, në intensive të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara pozitivë me Covid-19.
Në Klinikën Infektive, nga 111 rastet, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.