75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Politikani serb i prekur nga virusi, tregon vetë se në çfarë gjendje është

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq është një nga të infektuarit me COVID-19.

Tash e disa ditë ai është duke u trajtuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Përmes një postimi në Twitter, Jovanoviqi tha se është shumë i rraskapitur dhe se e shpëtoi oksigjeni, transmeton Indeksonline.

“Jam i rraskapitur, oksigjeni më shpëtoi, por mua më duhet akoma që të pushoj mushkëritë e mia, të cilat po luftojnë virusin. Jemi duke u munduar që të ulim temperaturën ngadalë dhe po qetësojmë presionin e gjakut”, shkroi lideri i LDP-së.

Ai tha se infermierët janë vazhdimisht me të dhe se po reagojnë ndaj çdo ndryshimi të mundshëm.

“Për natën e dytë me radhë unë arrita që të flija për disa orë, sepse ata gjetën një zgjidhje për dhimbjen që më shqeu tërë javën. Dua të them bëni kujdes”, shtoi ai./Indeksonline/