75 Mall Live Search
14:20 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjobë një suharekasi, hedh mbeturina në hapësira publike

Është gjobitur me 50 euro një qytetar në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, pasi që ka hedhur mbeturina në hapësira publike.

Kryetari, Bali Muharremaj ,thotë që nuk do të ketë asnjë tolerim për ndotësit e ambientit.

Muharremaj i falendëron inspektorët për punën dhe angazhimin në teren, e po ashtu edhe qytetarët për bashkëpunimin.

Njoftimi i plotë:

Në Sllapuzhan është gjobitur me 50 euro, një qytetar i papërgjegjshëmm, i cili ka hedhur mbeturina në një hapësirë publike.

Asnjë tolerim nuk do të ketë për ndotësit e ambientit.

I falënderoj inspektorët për punën dhe angazhimin në terren, e po a shtu edhe qytetarët për bashkpunimin./Indeksonline/