75 Mall Live Search
21:48 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kthehet ora policore/Zbrazen kafiteritë në Prishtinë, Inspekcioni dhe Policia në aksion

Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka miratuar vendimin e radhës për masat e luftimit të pandemisë COVID 19, me të cilin ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që të rrisin kapacitetet në gjithë vendin.

Nga sot, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë, duke iu ndaluar funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Indeksonline, sjellë pamje nga Prishtina, gjegjësisht nga kafiteri, ku në aksion janë Inspektorati dhe Policia që po marrin masa ndaj atyre që s’po respektojnë vendimin e Qeverisë, duke vënë gjoba dhe duke ndaluar qytetarë.

Kujtojmë që sonte nisi ora policore në Prishtinë, por edhe në 3 komuna të tjera ku ka raste të shumta të të infektuarve./Indeksonline