Mos-hapja e pikës kufitare Glloboçicë – Jazhincë, banorët sot protestojnë
Banorët e fshatit Glloboçicë do të organizojnë një protestë paqësore, kjo në shenjë revolte me kërkesë të hapjes së pikës kufitare Glloboçicë – Jazhincë.
Qytetarët do të mblidhen në orën 14:00 pikërisht pranë këtij kufiri. Derisa janë ftuar edhe banorët e fshatrave përreth ta ngrenë zërin e tyre, transmeton Indeksonline.
“Pasi që ende nuk ka ndonjë përgjigje nga organet kompetente ne do shprehim revoltën dhe pakënaqësinë tonë me protesta.
Eja edhe ti”, thuhet në thirrjen e protestës./Indeksonline