75 Mall Live Search
08:41 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin tonë janë shqiptuar 1 mijë e 153 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion. Në anën tjetër policia njofton  se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 24 persona, e në mbajtje ka dërguar 14 të tjerë, transmeton IndeksOnline.

Aksidente me të lënduar kanë qenë 17, ndërsa me dëme materiale 20 sosh./IndeksOnline/