“Thumbon” Majku: Gjithë kam dyshuar që ju as testet nuk dini t’i bëni

Ambasada e Kosovës në Gjermani, njoftoi se çdo qytetar, i cili udhëton nga Kosova për në Gjermani obligohet t’i nënshtrohet vetizolimit ose karantinimit 14-ditor edhe nëse ka test negativ nga organet shëndetësore në Kosovë.
Kjo pasi, sipas ambasadës, “në Kosovë aktualisht nuk ka laboratorë, të cilët kryejnë teste për Covidin-19, të cilat njihen në Gjermani”.

E nisur nga kjo artisti i njohur kosovar, Majk ka thumbuar sistemin shëndetësor, në një postim që ka bërë së fundi në InstaStory.
“Gjithë kom dyshu që ju as testet s’dini mi bo”, ka shkruar Majku.
Ndryshe, ai po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Getoar Selimin “Zhytem (Je t’aime)”, ndërsa pritet që shumë shpejti të publikojë një bashkëpunim me Ledri Vulën./Indeksonline/