Kourtney Kardashiani shkëlqen me ndryshimin e ri në ballinën “Vogue Arabia”

Motrat e famshme Kardashian janë ndër femrat më të kërkuara për të mbuluar ballinat e revistave me në emër në botë.
E fundit ishte 41- vjeçarja, Kourtney Kardashian, e cila ka pozuar për revistën e njohur “Vogue Arabia”, shkruan Indeksonline.

Nëna e tre fëmijëve në ballinën e revistën u shfaq plot shkëlqim me një ndryshim në dukje, flokë të shkurtër dhe grim më të theksuar.
Kourtney ka mbuluar ballinën për muajin korrik-gusht, ndërsa ka thënë se ishte nder i madh për të të ishte pjesë e saj.

“Kjo ballinë i kushtohet fuqisë së ndjekjes së instinkteve tuaja dhe asaj që ju bën të lumtur, kjo është arsyeja pse unë i shkrova vetë rreshtat e kopertinës, fuqinë e rimarrjes së vetvetes”, ka thënë Kourteny në mbishkrimin e postimit.

Përveç saj, këto imazhe i ka publikuar edhe motra e saj Khloe, e cila tha se ka mbetur pa fjalë nga paraqitja e Kourtenyt./Indeksonline/