Reagon QKUK-ja: S’ka rrezikim të pacientëve në Mjekësinë Sportive
Lidhur me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, njofton se furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve.
SHSKUK-ja, kërkon nga mediet që të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre lidhur më këtë çështje dhe të mos kirjohet panik në opinion.
SHSKUK-ja siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me Covid-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinika është stabil, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Indeksonline/