Këtë të premte, Dafina publikon bashkëpunimin ndërkombëtar

Dafina Zeqiri vetëm pak ditë më parë lansoj super bashkëpunimin me Lumi B dhe Ledri Vula “Aman” e cila tashmë është kthyer në një hit të padiskutueshëm veror.
Por, Dafina nuk është mjaftuar me kaq, pasi këtë të premte do të sjellë një tjetër bashkëpunim e që këtë herë është me një artist nga Suedia.
Bëhet fjalë për reperin suedez, Gee Dixon, me të cilin këngëtarja e suksesshme shqiptare do të sjellë këngën me titullin “La Vida”.
Kënga është e vizuelizuar edhe me videoklip dhe dy artistet kanë bërë të ditur se do të publikohet këtë premte (10 korrik)./Indeksonline/