75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja se pse Ibra qeshi me Ronaldon

Mbrëmë Milani shënoi fitore të madhe kundër Juventusit me rezultat 4:2.

Një nga momentet më interesante të ndeshjes ishte kur Ibra shënoi gol nga penaltia dhe buzëqeshi në drejtim të Ronaldos, transmeton Indeksonline.

Mediat kanë arritur të dëgjonin se çka kishte ndodhur para se të goditej penaltia.

“Ti e njeh atë, ti e njeh atë” ishin fjalët e Ronaldos për Szczensyn para se Ibra të godiste.

Pasi kishte shënuar, suedezi e kishte shikuar Ronaldon dhe kishte buzëqeshur me ironi./Indeksonline/