75 Mall Live Search
20:08 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / C E

Përplasja pas ndeshjes Gjilani – Prishtina, vjen arrestimi i parë

Një rrëmujë e madhe ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes në mes të Gjilanit dhe Prishtinës.

Policia ka ndërhyrë ku edhe ka përdorur gaz lotsjellës me ç’rast e ka pësuar trajneri Armend Dallku.

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se Policia e ka arrestuar administratorin e klubit, Bajram Sherifi.

“Arrestohet administratori i FC Prishtina, delegat pran FFK-se, Bajram Sherifi, pas duelit verbal me drejtorin e FC Drita, Valon Murseli ndaj te cilit nuk u mor asnje mase”, thuhet në njoftimin e klubit. /IndeksOnline/