Plisat i dërgojnë “selam” gjyqtarit Kreshnik Vula

Plisat kanë reaguar pas humbjes së Prishtinës në Gjilan, në kryendeshjen e ditës.
Tifo-grupi bardhekaltër ka kërcënuar indirekt gjyqtarin Kreshnik Vula, duke ia bërë me dije që nuk do ta harrojnë atë që iu bëri sot.

“Fanella e Prishtinës mund të përlyhet me lot, por asnjëherë me turp.
Kreshnik Vula, Plisat nuk harrojnë!
Mundi i vjedhur i gjithë sezonit sot në Gjilan nuk është për tu harruar.
Djemtë e Dallkut, Luanat e Prishtinës. Kokën lart. PLISAT i keni prapa. Ne besojmë te ju”, shkruajnë Plisat.