75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’respektuan masat e Qeverisë për Covidin-19, policia mori masa ndaj 11 personave dje, në Prizren

Për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, Policia e Kosovës, ka ndaluar brenda 24-orëve të fundit 11 persona në Rajonin e Prizrenit.

Ky është njoftimi i policisë:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

·         Rr. “Adem Jashari”, Prizren 08.07.2020 – 01:20. Nga njësiti policor derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

·         Rr. “Adem Jashari”, Prizren 08.07.2020 – 21:50. Nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me veturë është ndaluar i dyshuari mashkull  kosovar i cili kishte vepruar në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

·         Rr. “Enver Haradinaj”, Prizren, 08.07.2020 – 01:50. Nga njësiti policor derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

·         Prizren 08.07.2020 – 01:45. Nga njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me veturë janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

·         Rr. “Remzi Ademaj”, Prizren 09.07.2020 – 00:30. Nga njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar femër dhe mashkull  kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së lidhur me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.