75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shtyhet sërish formimi i Komitetit për projektin e kompleksit “Adem Jashari”

Për të dytën herë me radhë, kabineti qeverisës e ka shtyrë formimin e Komitetit ndërministror që do të merrej me përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari”. Sipas kryeministrit Avdullah Hoti, ende nuk i kanë të kompletuar anëtarët e këtij komiteti.

Formimi i këtij komiteti, mbledhjen e kaluar të Qeverisë, ka përplasur anëtarët e kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj, që ishte propozuar për kryesuese të këtij të komiteti, në mbledhjen e kaluar është ankuar se nuk është konsultuar mjaftueshëm për anëtarët tjerë të këtij komiteti.