Vazhdojnë punimet në parkingjet e Prishtinës, paralajmërohen edhe 60 vendparkime të reja
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës së parkingut në rrugën “Andrea Gropa” dhe pasi të përfundojnë do të jenë të gatshme të shënjëzohen rreth 60 vendparkime e të cilat do të menaxhohen nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.
Ahmeti ka thënë se shenjëzimet e vendparkimeve në zonën Qendër po vazhdojnë dhe kur të funksionalizohen do të ndihmojnë që parkingjet të menaxhohen më mirë duke siguruar rend e rregull.
Postimi i plotë i Ahmetit, në Facebook: