75 Mall Live Search
16:35 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reagon Apostolova, pasi nuk ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se është zhgënjyer nga deputetët pasi ata nuk votuan për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e sotme.

Sipas Apostolovës mosmarrëveshjet politike të përfaqësuesve të popullit të kosovës po i pamundësojnë qytetarëve të përfitojnë nga përkrahja ndërkombëtare dhe fondeve të BE-së, shkruan Indeksonline.

Thellësisht e zhgënjyer nga deputetët që nuk arritën të ratifikojnë edhe një herë tjetër marrëveshjet ndërkombëtare sot. Mosmarrëveshjet politike të përfaqësuesve të popullit të kosovës po i pamundësojnë qytetarëve të përfitojnë nga përkrahja ndërkombëtare dhe fondeve të BE-së”, ka shkruar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Të gjitha marrëveshjet morën vetëm 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Por, për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, është e nevojshme mbështetja e 2/3 të deputetëve të kuvendit apo 80 vota.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pesë marrëveshjet ndërkombëtare janë në vlerë prej 253 milionë eurosh dhe do të ndihmonin Kosovën në përballimin e situatës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit./Indeksonline/