75 Mall Live Search
11:41 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fetah Rudi: Ja si hyj në Kuvend, edhe pas 7 muajsh si deputet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, edhe pas 7 muajsh që ka bërë betimin vazhdon të përballet me vështirësi teksa bëhet pjesë e seancave plenare. Ai mbetur në karrocë që nga paslufta,  i duhet ndihma e të tjerëve të futet në hapësirat e Kuvendit, transmeton IndeksOnline.

Rudi, që ka shpërndarë pamje teksa hyn brenda Kuvendit ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë obligim që të krijojnë infrastrukturën e duhur për personat me aftësi të kufizuar.