75 Mall Live Search
14:05 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Në pritje të 170 eurove, mijëra qytetarë po e shikojnë sot fytyrën e vërtetë të deputetëve kosovarë

Dje në orën 10:00 ka nisur një seancë maratonike, e cila po vazhdon edhe sot. Qytetarët mund të jenë ndjerë të zhgënjyer kur ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dështoi dje në Parlament.

Por, qytetarët e zhgënjyer kanë një fije shprese sot për një temë tjetër. Ministria e Financave nuk ka mundësi të bëjë pagesat e paketës emergjente për mijëra qytetarë pa u bërë shikimi i buxhetit në Parlament.

Shumë qytetarë, punëtorë të kategorive të ndryshme janë duke shikuar seancën e deputetëve që kanë 2.000 euro pagë, për të marrë “mëshirën” 170 euroshe e cila u takon.

Mbetet të shihet nëse deputetët këtë herë do të mendojnë për votuesit, qytetarët dhe taksapaguesit./Indeksonline/