75 Mall Live Search
14:15 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Milan kontakton Altin Lalën për Milot Rashicën

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremen në merkaton e verës.

Për sulmuesin kosovar janë interesuar ekipe të shumta evropiane.
Milan është një ndër skuadrat që ka shfaqur interes për shërbimet e 23 vjeçarit.

Dhe së fundi sipas atyre që raporton “TuttoSport”, drejtuesit e klubit Lombard kanë kontaktuar me, Altin Lalën, menaxherin e futbollistit kosovar, për ta bindur që Rashica të transferohet në Milano.

Gjithashtu drejtuesit e klubi italian kanë kontaktuar edhe me skuadrën e Werderit, të cilët kanë në pronësi kartonin e sulmuesit.


Rashica vlerësohet me shumën prej 20 milionë eurosh./IndeksOnline/