Kurti për situatën me Covid-19: Zgjidhja ekziston, procedimi i Ligjit anti-Covid në Kuvend

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka komentuar situatën pandemike në vend, duke thënë se situata e rënduar aktualisht, ku çdo ditë kemi raste të shumta të të prekurve, por edhe të personave që po përfundojnë me fatalitet ka një zgjidhje. E kjo sipas tij është procedimi tutje i Ligjit anti-Covid, e të cilin e ka iniciuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Kurti duke qenë kritikë për qeverisjen e Hotit, tha se kjo qeveri do të mbahet mend si më e dobta dhe më e mbrapshta që nga paslufta.
Kurti më tej në këtë postim të tij i ka uruar shërim të shpejt kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili së fundmi është prekur nga virusi Corona.
Postimi i plotë i tij: