75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pezullohet puna e tregjeve të automjeteve dhe e tregjeve të kafshëve

Qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e reja, të cilat janë marrë në kuadër të luftimit të virusit COVID-19.

Qeveria ndër të tjera, ka miratuar vendimin për pezullim të punës së tregjeve publike të automjeteve dhe të tregjeve të kafshëve.

Po ashtu Qeveria e Kosovës mori vendimin, që të pezullohen ceremonitë fetare dhe ndalon grumbullimin e më shumë se pesë personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme./Indeksonline/