Ballkani merr tre pikët e radhës, i afrohet Dritës
Kanë përfunduar katër takimet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Në Drenas, skuadra e Ballkanit ka arritur të marrë tre pikë tejet të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit, shkruan IndeksOnline.
Këtë fitore djelmoshave të Ismet Munishit ia siguroi, Blend Baftiu i cili arriti të shënoj në minutën e 32-të të ndeshjes.
Me këtë fitore tanimë Ballkani ka 62 pikë, tre pikë më pak se lideri Drita./IndeksOnline/