Deçani me vetëm 11 të infektuar me Covid-19, ndër 5.118 të prekur, në Kosovë

5.118 është numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë, derisa Deçani vazhdon të mbetet një nga komunat me më së paku raste pozitive.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në FB ka thënë se 11 raste janë deri tani, ndërsa ai ka bërë thirrje për respektim të masave për mbrojtje të rekomanduara nga IKSHPK-ja.
Ky është postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Deçanit,
Në komunën tonë deri tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19, prandaj na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme.
Është shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegje të lartë qytetare.