Koalicioni shqiptar i Luginës takohen në Beograd me Vuçiqin, kërkon këto pozita

Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në Qeveri.
Në deklaratën e koalicionit të shqiptarëve thuhet se ata janë të gatshëm të hyjnë në Qeveri me kusht që të kenë 4 pozita të larta shtetërore.
Njoftimi i koalicionit të shqiptarëve pas takimit me Vuçiqin:
Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin e Serbise Vuçiq.
Shqiptarët nuk duhet të jenë pjesëmarrës në formimin e Qeverisë duke parë politikën diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve 20 vjetët e fundit, duke mos qenë të integruar në institucionet shtetrore, duke na pasivizuar adresat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format që na kanë sjell shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në mënyrë masive.
Të gjitha këto flasin për mospërfshirjen tonë në Qeveri, mirëpo pas diskutimeve të djeshme me kolegët e mi dhe sot pas takimit me presidentin serb, duke shpresuar një “Serbi të re”, që presidenti e proklamon një Serbi me perspektivë evropiane, ne si koalicion i shqiptarëve kemi propozuar me këto kushte të marrim pjesë në qeverisje të këtij shteti:
1. Ministrin e Pushtetit Lokal
2. Ndihmësministrin e Ekonomisë
3. Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit
4. Kryetarin e Trupit koordinues
Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vjet, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje.
