75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Krasniqi-Pacollit: “Me kon si ju isha turpnu, qysh askush prej jush s’po e përmend emrin e Agon Musliut”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës deklaroi se mirë që deputetja Fitore Pacolli u la të flasë në fund, pasi ajo përfaqëson pikërisht VV-në ashtu siç është, plot mllef.

“Thjesht kjo nuk di të rekomandojë diçka, por vetëm të tensionojë situatën, me i sha njerëzit, me i nxit ata pra jo diçka me rekomandu.Po gënjen, pasi dihet mirë që  PDK në vazhdimësi pa dallim kush është në qeveri për pandeminë kanë mbajtë konferenca për shtyp. E fundit është mbajtë javën e fundit ku janë dhënë rekomandimet e njëjta të cilat po i bimë edhe sot, pra kjo është një e pavërtetë e madhe”, tha Krasniqi, transmeton Indeksonline.

Pastaj ai shtoi se vendimet e Qeverisë së Kurtit, të cilat u patën marrë janë të tilla që shkelnin Kushtetutën, madje u shkel dy herë.

“Me kon sikur ju e ti bile isha turpnu se qysh askush prej ju nuk e përmendët emrin e Agon Musliut, një i ri që ëndrrat iu ndalën në gjysmë në momentin kur ju e patën në dorë shtetin.E kemi thënë gjithmonë, përmendjani emrin”, deklaroi Krasniqi./Indeksonline/