Gjendja shëndetësore e Isa Mustafës, pasi u infektua me COVID-19

Të premten u konfirmua se lideri i LDK-së, Isa Mustafa është infektuar me virusin COVID-19.
Mustafa pati deklaruar se nuk ndjen ndonjë shqetësim përveç plogështisë.
Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, Indeksonline ka kontaktuar zyrtaren për komunikim me publikun nga LDK-ja, Gentiana Azemi.
Azemi deklaroi se gjendja shëndetësore e Isa Mustafës është e mirë dhe ai po vazhdon të jetë në vetizolim.
“Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është mirë me shëndetin, për momentin është në vetizolim dhe është duke respektuar rregullat nga organet si Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja”, tha Azemi.
Mustafa në publikimin e tij për COVID-19 pati apeluar për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët./Indeksonline/