Zyrtare: Largohet nga Ballkani sulmuesi i talentuar
Klubi i Ballkanit ka huazuar në Istog sulmuesin anësor, Effa Lazare Tristan Dylan.
19- vjeçari do të jetë pjesë e Istogut sezonin e ardhshëm. Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Istogut, transmeton Indeksonline.
Effa ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kamerunit dhe ka luajtur për juniorët e Ballkanit këtë sezon.
Ekipi nga Suhareka është shpallur kampion në junior këtë sezon./Indeksonline/