Shtyhen edhe një palë Lojëra Olimpike

lojërat Olimpike për të Rinj që ishin planifikuar të zhvilloheshin në Dakar në vitin 2022 janë shtyrë për katër vite.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se këto lojëra do të zhvillohen në vitin 2026, shkruan Indeksonline.
Bordi Ekzekutiv i IOC miratoi marrëveshjen, e cila u propozua nga Presidenti Senegalez Macky Sall në një telefonatë me Presidentin e IOC Bach, dhe i cili do të vihet në Sesionin e IOC për ratifikim të Premten.
“Kjo shtyrje e Dakarit 2022 lejon IOC, NOC dhe IF të planifikojnë më mirë aktivitetet e tyre të cilat janë prekur fuqimisht nga shtyrja e Lojërave Olimpike Tokio 2020, shtyrja pasuese e ngjarjeve të tjera ndërkombëtare sportive, si dhe nga pasojat operacionale dhe financiare të krizës globale shëndetësore”, tha Presidenti Bach.
“Senegali dhe IOC mbeten plotësisht të përkushtuar për suksesin e madh të këtyre Lojrave Olimpike Rinore në Dakar 2026, ngjarja e parë olimpike që do të organizohet në Afrikë”, shtoi ai.
Bach pranoi se “ky lajm do të jetë zhgënjyes për shumë atletë të rinj”, dhe kërkoi mirëkuptimin e tyre .
Një deklaratë e IOC thoshte: “Kjo marrëveshje rezulton nga shkalla e madhe e sfidave operacionale me të cilat po përballen IOC, NOC dhe IF-të pas shtyrjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020.” /IndeksOnline/