75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Një person në Prishtinë shkakton aksident duke i ikur Policisë

Një person ka shkaktuar aksident trafiku në Prishtinë, pasi u iku zyrtarëve policorë, duke mos respektuar urdhrat e tyre.

Siç njofton policia, ai është arrestuar.

“Prishtinë 14.07.2020 – 21:35. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që ai duke mos i respektuar urdhratë e zyrtarëve policorë, me veturën e tij në ikje, ka shkaktuar aksident trafiku”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.