75 Mall Live Search
10:41 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Olta Boka bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka publikuar vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Olta ka postuar një foto me dorën e të sapolindurës, duke zbuluar edhe emrin e veçantë që ajo dhe partneri, Ivi i kanë vendosur, Gaia.

“Mezi të kemi pritur Gaia Rrokaj, perëndesha e jetëve tona. Të mora në krahë dhe te ti gjeta botën, emocionin më të madh që s’ka skenë që të mund t’i përafrohet! Me ty u zbrit një copëz parajse dhe unë premtoi se do të kujdesem për ty siç bën Zoti me engjëjt e tij.