75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dita e IV – Nis intervistimi i Thaçit në Speciale

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke u intervistuar edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Intervistimi i Hashim Thaçit ka nisur në ora 14:00, ndryshe nga tri ditët paraprake kur ai u intervistua me fillim nga ora 13:00.

Intervistat gjatë tri ditëve të kaluara Thaçit i kanë zgjatur rreth gjashtë orë, ndërsa para objektit të Dhomave të Specializuara kanë qëndruar mbështetës të Presidentit të cilët kishin shkuar nga vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian por edhe nga Kosova. /Indeksonline/

Pamje RTK