75 Mall Live Search
16:16 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Michel e përkrah Josep Borell, mirëpret rifillimin e dialogut

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se mirëpret rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e dyja palëve ndaj këtij procesi të rëndësishëm.

“Pas takimeve me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Avdullah Hoti, unë mirëpres rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë dhe përkushtimin e dyja palëve ndaj këtij procesi të rëndësishëm. E përkrahi plotësisht Josep Borrellin, që është nikoqir i dialogut sot në Bruksel”, ka shkruar Michel në Twitter.