75 Mall Live Search
20:35 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vuçiq pas takimit me Hotin: Të hapen arkivat e UÇK-së dhe duam Asociacion të Komunave me shumicë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se dialogu Prishtinë-Beograd do të vazhdojë në nivel teknik të mërkurën e javës së vjen.

Ai ka thënë se në takimin e sotëm me Hotin ka kërkuar që të hapen arkivat e UÇK-së, shkruan RTS.

“Unë kërkova formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kështu që do të shohim se çfarë do të futet në agjendë”, ka thënë Vuçiq.

“Kam kërkuar që të arrihet marrëveshje për ekonominë, por jo të ju njohim juve [Kosovën] si shtet”.