Manchester United nuk heq dorë nga Liga e Kampionëve, shënon fitoren e radhës

Manchester United nuk e ka ndërmend që të dorëzohet për të fituar një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” sonte mposhtën Crystal Palacen me rezultat 0:2, transmeton Indeksonline.
Golat për Unitedin i shënuan Rashford(45′) dhe Martial(78′).
Me këtë fitore, United barazon me pikë Leicesterin që është në pozitën e 4-të që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Manchester United ka një pikë më pak se Chelsea që është në pozitën e 3-të./Indeksonline/