Skuqet La Liga, 10 kartonë të kuq mbrëmë

Referët e La Ligas nuk ishin aspak të mëshirshëm mbrëmë, duke shpërndarë shumë kartonë të kuq.
Në 10 ndeshje sa u zhvilluan mbrëmë, referët dhanë 10 kartonë të kuq, transmeton Indeksonline.
Po ashtu, referët mbrëmë dhanë edhe shumë kartonë të verdhë, gjithsej 55 herë gjyqtarët nxorën kartonin e verdhë mbrëmë nga xhepi.
La Liga nuk njihet si ligë e ashpër, prandaj nuk mbahet mend të ketë ndodhur që brenda një jave të ketë kaq shumë kartonë të kuq./Indeksonline/
