Klubi kosovar, që luan prej 16 vjetësh si mysafir

Klubi i Femrave në Hendboll, Istogu do të marrë pjesë në gara evropiane sezonin e ardhshëm.
Por, me gjithë sukseset e mëdha që ka pasur ndër vite, KHF “Istogu” ka vite që nuk e di se çka është luash si vendës, transmeton Indeksonline.
Ky klub nuk ka palestër ku mund t’i zhvillojë ndeshjet, prandaj detyrohet që ndeshjet t’i zhvillojë në palestra të tjera.
Klubi prej 16 vjetësh s’ka palestër dhe mund të thuhet se asnjëherë nuk ka luajtur ndeshje si vendëses.
Mbetet të shihet se a do t’i dalin në ndihmë institucionet shtetërore, por edhe ato lokale KHF “Istogu”./Indeksonline/