154 policë, të infektuar me Covid-19

Që nga paraqitja e pandemisë e deri më sot, 154 zyrtarë policorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, raporton IndeksOnline.
Drejtoria e Policisë së Kosovës ka njoftuar se prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve, janë shëruar 77 zyrtarë policorë, ndërsa ende aktivë në trajtim janë 76 zyrtarë policorë.
Ndërsa fatkeqësisht zyrtari policor Ilir Gjokaj, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, mbrëmë në orët e vona (16.07.2020) ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.
Policia referuar situatës dhe rrethanave të krijuara që nga paraqitja e pandemisë ka qenë e angazhuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, të bazuara në vendimet e institucioneve të Kosovës dhe planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër COVIDIT-19./IndeksOnline/