Gjermania e “bllokon” edhe Malin e Zi

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka njoftuar se ka hequr Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta.
Berlini zyrtar e ka arsyetuar këtë vendim pasi kanë rezultuar pozitivë disa persona nga ky shtet që kanë arritur në Gjermani, shkruan Indeksonline.
Në njoftim thuhet se personat që mund të hyjnë nga Mali i Zi, në Gjermani janë ata që dëshmojnë një arsye shumë të rëndësishme.
Puna e vendeve të sigurta që mund të futen në Gjermani aktualisht është reduktuar në shtatë.
Australia, Gjeorgjia, Kanadaja, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji janë shtetet e vetme që aktualisht llogariten të sigurta sipas Gjermanisë./Indeksonline/